Arrestohet një person që tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë

Sot në mëngjes, Policia e Kosovës në Klinë ka arrestuar një person, pasi raportohet se ka tentuar t’u japë një shumë të parave policëve me qëllim që t’i shmangej shqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik.

I dyshuari 62-vjeçar me inicialet N.B., është shoqëruar dhe intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë.

Go to TOP