Arrestohet një person për rrëmbim në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Bresalcë të Gjilanit, nën dyshimin për përfshirje në rastin e “rrëmbimit dhe dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.”

Sipas njoftimit të policisë, pas zhvillimit të hetimeve intensive lidhur me rastet e raportuara më herët, më datë 28 tetor 2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

“RRËMBIM & DHËNIE E NDIHMËS KRYESVE PAS KRYERJES SË VEPRAVE PENALE Fsh. Bresalcë, Gjilan/ 07.10.2025 – 22:00. Lidhur me rastet pas hetimeve te zhvilluara, me 28.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit, prokurori i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orë, por i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. “, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP