Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim në komunën e Shtimes. Sipas njoftimit, arrestimi i tij ka ndodhur sot rreth orës 14:25, në fshatin Belincë.
“Njësitet policore, duke vepruar sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin K. H., 35 vjeç. Ai ishte i dënuar me 45 ditë burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar dhe përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar për të vuajtur dënimin. /Kosova.info/
