Arrestohet një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale

Mbrëmë rreth orës 22:00,në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjete dhe sekuestruar një monitor kompjuteri, një shtëpizë, një laptop dhe një thikë etj.

Personi i arrestuar B.G 23 vjeçar me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.


Go to TOP