Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Një person është arrestuar për grabitje mbrëmjen e së enjtes.

Policia po e kërkonte të dyshuarin dhe pas hetimeve ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 30-vjeçarin. 

Policia ka njoftuar se B.J. dyshohet për një grabitje të ndodhur më 15 nëntor 2024 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe  arrestojnë personin e dyshuar: B.J, (mashkull) 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. /Kosova.info/


Go to TOP