Arrestohet një 30-vjeçar në Kaçanik, po kërkohej për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30 vjeçar në Kaçanik, pasi ishte në kërkim për veprën penale vjedhje e rëndë.

Personi i arrestuar është U.R.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

Sipas policisë ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar  në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, në rrugën ‘’Sali Bajra’’ në Kaçanik ka ndaluar personin me inicialet U.R (M/K), 30 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Go to TOP