Arrestohet në Pejë shtetasi i Shqipërisë që goditi me veturë një person

Policia e Kosovës njofton se në Pejë është arritur që pasditen e djeshme të arrestohet i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Go to TOP