Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, i konfiskohen edhe armë

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.

Hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore,  kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit, ku kanë gjetur  dhe sekuestruar: një armë zjarri, municion si dhe gjësende të tjera të cilat nga organet e rendit mund të përdoren si prova në procedurat e mëtejme.

Mbi të dyshuarin rëndojnë veprat vrasje në tentativë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse dhe fajde.

Siç ka njoftuar policia, i arrestuari, me inicialet M.A. 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është  dërguar në mbajtje.

Go to TOP