Arrestohet i dyshuari në Gjakovë për tentim vrasje
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur”, njofton policia.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/
