Arrestohet i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj mbi dyshimin për dhunim.

Viktima ka raportuar në Polici se nga fundi i janarit ishte dhunuar nga i dyshuari.

“Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

 I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Go to TOP