Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve të llojit heroin

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë DHTN-Gjakovë, pas veprimeve operativo hetimore, sot me datë 17.09.2021 ka realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

-Një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

-Po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

– Para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga,

– Dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe

– Dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar

   nga i  dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar. /Kosova.info/

Go to TOP