Arrestohet edhe një serb tjetër për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës – policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve javën e kaluar në komunën e Leposaviqit.

I dyshuari sipas Policisë është ser me inicialet U.V, “me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe javën e kaluar në Leposaviq, ishin sulmuar rëndë gazetarët nga bandat kriminale. Disa kanë pësuar edhe lëndime, në mesin e tyre edhe gazetarja e Dukagjinit e cila është goditur me gurë në kokë, njërit ia kanë thyer krahun kurse një tjetër e kanë rrahur rëndë disa persona të maskuar.

Ndryshe ky është arrestimi katërt brenda pak më shumë se një jave për sulmet që kanë ndodhur në veri.

Tre të arrestuarit tjerë ishin: Milun Milenkoviq – Llune, Nemanja Vllaskoviq, Dalibor Spasiq.

Go to TOP