Arrestohet bosi meksikan i drogës “Narco de Narcos” – SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij

Një nga themeluesit e kartelit të drogës në Guadalajara, Rafael Caro-Quintero (69), u arrestua në qytetin meksikan të Guachochi.

Rafael Caro-Quintero (69) njihet me pseudonimin Narco de Narcos, njoftuan mediat meksikane sonte.

Nëntë vite pas daljes nga burgu, Caro-Quintero u arrestua sërish, konfirmoi portali meksikan “Infobae”.

Për bosin e njohur të drogës ishin lëshuar dy urdhër-arreste – një nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton cnn.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ofroi një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për informacionin që dërgon në arrestimin e tij, shpërblimi më i madh i ofruar për një të arratisur të vetëm.

FBI-ja deri pak orë më parë e konsideronte si një nga dhjetë personat më të kërkuar në botë.

Byroja Federale e Investigimit thotë se Caro-Quintero aktualisht është anëtar i kartelit Sinaloa, ku edhe ka lindur.

Ekspertët theksojnë se ky është arrestimi më i rëndësishëm në mandatin gjashtëvjeçar të presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, madje më i rëndësishëm se arrestimi i bosit të drogës Jose Antonio Hepez Ortiz, lideri i kartelit të fuqishëm Santa Rosa de Lima, i cili ishte kapur në tetor të vitit 2021. Caro-Quintero kërkohet për përfshirje të dyshuar në rrëmbimin, torturën dhe vrasjen e agjentit special të DEA, Enrique Kiki Camarena.

Për shkak të kësaj, ai u arrestua në Kosta Rika në të njëjtin vit dhe u ekstradua në Meksikë, ku gjykata e dënoi me 40 vjet, por u lirua në vitin 2013 pasi kreu 28 vjet burg. Megjithatë, dy vjet më vonë, gjykata lëshoi përsëri një urdhër për të.

Caro-Quintero themeloi Kartelin Guadalajara me Miguel Angel Felix Gallardo dhe Ernesto Fonseca Carilla.

Go to TOP