Kronika e zezë

Arrestohet 25 vjeçari i dehur që shkaktoi aksident zinxhiror në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 25 vjeçar I cili shkaktoi një aksident zinxhiror dhe ishte nën ndikimin e alkoolit.

Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt për trajtim.

“Policia Rajonale e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 22:57 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Rexhep Bislimi ’’ tek semaforët është një rast aksident komunikacioni me lëndime.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes , ku në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit , me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete  tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e  semaforit.

Më këtë rast, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime trupore pësojnë tre  persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij edhe nën ndikimin e alkoolit, ku pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila.

I njëjti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore “, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq më shumë