Arrestohen pesë persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar gjatë një operacioni policor për armëmbajtje pa leje në Shtime, Lipjan dhe Drenas.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar meshkuj kosovarë,” thuhet në njoftim.

Operacioni është zhvilluar pas dyshimeve për përfshirjen e të dyshuarve në veprat penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollimit të pesë lokacioneve të ndryshme, sipas Policisë, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 AK-47

1 pushkë e gjatë me dylbi

1 pushkë gjuetie

1 revole

116 fishekë të kalibrave të ndryshëm

8 fishekë me gaz

2 pushkë ajrore

5 telefona

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.


Go to TOP