Arrestohen dy të dyshuara për mashtrim me kartela në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy të dyshuara gra për lëshim të qeqeve pa mbulesë, dhe keqpërdorim të kartelave në Viti.
Sipas raportit policor, të njëjtat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar edhe dy të dyshuara femra kosovare dhe të njëjtat pas intervistimit me vendim te prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
