Arrestohen dy të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike
Dy shtetas kosovarë janë arrestuar sot në Rahovec, pas një kontrolli rutinë, ku policia ka gjetur nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike dhe dy “grinder” për marihuanën.
Më 28 mars 2025, rreth orës 12:00, zyrtarët patrullues të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një patrullimi rutinë në qytetin e Rahovecit, kanë ndaluar një automjet në të cilin gjendeshin dy persona.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur nëntë (9) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy “grinder” për bluarjen e marihuanës. Si rezultat, dy shtetas kosovarë, A.D. dhe S.H., janë arrestuar nën dyshimin për “Posedimin e paautorizuar të narkotikëve”.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të PK-së”, theksohet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

