Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’ dhe konfiskohet një sasi duhani

Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga  Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, sot më 22.07.2021 ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të  dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani.

Ky operacion/kontroll është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e  lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre  kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit. Një sasi e madhe e  duhanit të grirë të përpunuar,  të papërpunuar dhe cigaret pa banderolë, makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga Doga e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë. /Kosova.info/

Go to TOP