Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren, dërgohen në vuajtje të dënimit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar në Prizren, në kuadër të realizimit të planit operativ për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.
Më 06.03.2025, rreth orës 15:30, është arrestuar i kërkuari T. K. (33 vjeçar), mbi bazën e urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Posedim i narkotikëve”. Ai është dënuar me 1 vit e 15 ditë burgim.
Ndërsa, më 07.03.2025, rreth orës 10:00, është arrestuar i kërkuari B. Q. (45 vjeçar), i kërkuar nga e njëjta gjykatë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”, i cili është dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave. /Kosova.info/
