Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda e vjedhje në Drenas

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.

Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.

Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e një operacioni nga ana hetuesve të Drenasit , të cilët kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve.

Raste këto të ndodhura kohëve të fundit në zonën e Drenasit.

Ndaj personave të dyshuar:

– E.J, mashkull, 18 vjeç dhe

– E.F, mashkull, 17 vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëjtat vepra është intervistuar edhe i dyshuari i tretë V.S, i mitur, i cili është arrestuar për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës.

Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë. /Kosova.info/


Go to TOP