Arrestohen dy persona që sulmuan tre të tjerë

Në fshatin Shkabaj të Prishtinës, të martën janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit kishin sulmuar tri persona.

Bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër ku dhe i janë konfiskuar dy pistoleta , për të cilat i dyshuari posedonte leje si dhe 114 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Go to TOP