Arrestohen dy persona për rrahje në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Stacioni Policor në Pejë, ka marrë një informatë se në fshatin Zahaq-Pejë në një pompë derivatesh ka ndodhur një incident.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 05.01.2023, në Zahaq të Pejës.
“Viktima raporton se të enjten deri sa ka qenë në një pompë derivatesh në fshatin Zahaq, tre persona kanë kërkuar që të shkoj me ta në veturën e tyre, të dyshuarit se bashku me viktimën kanë shkuar në fshatin Ozdrim-Pejë, aty e kanë rrahur viktimën duke e i shaktuar lëndime të rënda trupore, të dyshuarit viktimën e kanë sjellur deri ne afërsi të qytetit të Pejës dhe e kanë braktisur, viktima ka kontaktuar me familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, sot me datën 06.01.2023, është identifikuar vendndodhja e personave të dyshuar, dhe dy nga të dyshuarit janë arrestuar.
“Pas intervistimit të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
