Arrestohen dy persona në Pejë, sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi ata kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Nga ky incident, një polic ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar si dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës. Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.


Go to TOP