Arrestohen dy persona, mashtruan duke shitur lokalin që ishte pronë e komunës së Istogut

Dy persona janë arrestuar për mashtrim.

Ata dyshohet se ia kishin shitur një personi tjetër (viktimës) një lokal, që është pronë e komunës së Istogut.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Dyshohet se viktima u dëmtua goxha shumë me para.

Klankosova.tv mëson se vlera e dëmit është rreth 200 mijë euro.

Njëra nga të dyshuarit ishte shfaqur si noter për dy vjet e kishin detyruar viktimën që të paguante për dy vjet shuma të ndryshme

Go to TOP