Arrestohen dy bjellorusë dhe një rus në Drenas

Dy shtetas bjellorusë, një shtetas rus dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar në Drenas nga Policia e Kosovës. Në këtë aksion është përfshirë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Drenas, ndërsa më pas janë transferuar në Prishtinë për procedura të mëtejshme hetimore.


Go to TOP