Arrestimi i Kokës, Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar sot pas arrestimit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Lefter Koka.

Kim u shpreh se, veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Kim theksoi se, reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, u shpreh Kim në reagimin e saj.

Go to TOP