Arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për shmangie të pagesave doganore dhe falsifikim të dokumenteve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në çështjen penale kundër të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” dhe veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftim.

Të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ masa e arrestit shtëpiak iu është caktuar sipas neni 183 paragrafi 1 dhe 9 dhe neni 187 paragrafi 1.2.1 dhe 1.2.2.

Të pandehurit janë njoftuar nga gjykata se sipas nenit 183 paragrafi 5 të KPPRK, po që se e shkelin këtë Aktvendim, gjykata mund tua caktoj masën e paraburgimit.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

Go to TOP