Arrestohet një zyrtar policor pas aksidentit me fatalitet në Llazarevë

Një zyrtar policor është arrestuar të enjten në mbrëmje pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi në fshatin Llazarevë, në rrugën magjistrale Prishtinë–Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, aksidenti ka ndodhur derisa polici, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, po qarkullonte me veturën e tij private. Viktima është identifikuar si L.S. (staf civil në Policinë e Kosovës).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal për veprën ‘Rrezikim i trafikut publik’, ndërsa i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e IPK-së. /Kosova.info/


Go to TOP