Arratiset një person nga burgu i Smrekonicës

Policia e Kosovës ka raportuar se një person i dyshimtë i cili ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut të Smrekonicës.

Lidhur me arratisjen e tij, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti ka ndodhur mesnatën e 7 marsit.

Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.

Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40.  Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin  është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë  policore janë në kërkim të të dyshuarit.”.

Go to TOP