Arne Slot pasues i Klopp-it të Liverpool-i?

Klubi anglez, Liverpool raportohet se është afër marrëveshjes me trajnerin e Feyenoord-it, Arne Slot.

‘The Reds’ tashmë janë në kërkim të pasuesit Jurgen Klopp, i cili kohë më parë ka njoftuar largimin nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve britanike, Slot është kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Liverpool-it.

Kualifikimi i skuadrës së madhe angleze në Ligën e Kampionëve mund të ndikojë që Slot të pranojë kreun e bankinës së Liverpool-it.

Negociatat mes dy palëve thuhet se tashmë kanë nisur dhe brenda pak ditësh pritet zyrtarizmi i holandezit në krye të Liverpool-it. 

Go to TOP