Arjani dhe Vilma dërgohen përsëri në reanimacion pasi shëndeti i tyre është përkeqësuar, por ja çfarë po ndodh me autorin që bëri aksidentin tragjik tek vijat e bardha
Shtyhet sërish caktimi i masës së sigurisë për Ajas Sulejmanin që shkaktoi aksidentin e rëndë tek vijat e bardha. Bëhet me dije se vendimi pritet të jepet dinën e nesërme në orën 09:15.
Ajas Sulejmani u shpreh para trupës gjykuese: Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku, nuk përdor droge. Nuk u largova nga vendi i aksidentit, çova vajzën në spital. Kam qenë me 40 km në orë, s’kam faj, nuk më punoi sistemi i frenimit.
Bëhet me dije se i plagosuri Arjan Konomi sipas mjekëve të Traumës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar përsëri në reanimacion pasi edhe Arjani edhe bashkëshortja Vilma kanë dëmtime të rënda në mushkri dhe kanë nevojë për oksigjen.
