“Jemi jashtë sistemit si vend”/ Vdekja e të riut në komisariat, Çani reagon ashpër: Abuzimi nga ana e policisë është bërë normë, në një vend normal duhej të ishte furtunë, por…

Gazetari Arjan Çani thotë se një rast si vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti në një vend tjetër do të sillte protesta. Çani tha se abuzimi nga ana e policisë është bërë normë.

Edhe sikur të kishte bërë namin, nuk duhej të kishte përfunduar kështu. Në një vend si ky vdekje të tilla do të duhej të kishte më shumë reagim. Edhe më parë ka pasur policë që abuzonin, tani është bërë normë. Edi Rama pak ditë më parë tha se nuk dua të shoh policë rrugëve që vënë gjoba.

Është e thjeshtë të akuzosh policinë. Por ata janë të keqpaguar, nuk arrijnë të përballojnë jetën. Nuk u vë faj që në momentin që u mungon kjo gjë, ta bëjnë. Ka shumë qytetarë që ua japin se u vjen keq. Rasti i këtij djali është rast flagrant. Në një vend normal duhej të ishte furtunë. Ne jemi jashtë sistemit si vend. 

Sot duhet të kishte dalë ministri Çuçi. Unë mendoj që ai është djalë i mirë. Çudi që kjo polici nuk ka fytyrën e Çuçit. Para tre ditësh u gjet në Francë, në një valixhe, një vajzë 12 vjeç. Trupi i copëtuar. Këtë e kishte bërë një grua që duhej të ikte nga Franca se nuk kishte letra. Akuza e të gjithë atyre që dalin në protestë është pse policia nuk e deportoi këtë grua?

Go to TOP