Ardhësit izraelitë sulmojnë fshatrat palestineze pas vrasjes së një izraeliti

Ardhësit hebraikë u futën në disa fshatra në Bregun e pushtuar Perëndimor të premten, duke thyer shtëpi dhe vetura dhe duke rrahur të paktën dy persona, thanë zyrtarët palestinezë. Sulmet erdhën një ditë pasi palestinezë të armatosur vranë një burrë izraelit në pritë.

Vdekja e ardhësit Yehuda Dimentman, i vrarë gjatë të shtënave në drejtim të veturës së tij afër një vendbanimi të Bregut Perëndimor të shtunën në mbrëmje, kërcënon të nxisë dhunë të mëtejme mes banorëve palestinezë e ardhësve izraelitë. Dy pasagjerë të tjerë në veturën e izraelitit të vrarë u plagosën lehtë.

Ghassan Daghlas, zyrtar i Autoritetit Palestinez, tha se grupet e ardhësve hynë në disa fshatra palestineze afër qytetit verior, Nablus, herët të premten, duke thyer vetura e shtëpi. Dy palestinezë kërkuar trajtim në spital, shkruan Associated Press, përcjell Kosova.info.

Në fshatin palestinez, Qaryout, ardhësit u futën në një shtëpi dhe u munduan që të rrëmbenin një banor, Wael Miqbel, tha Faghlas.

Udhëheqësit izraelitë janë zotuar se do t’i gjejnë sulmuesit që qëndrojnë prapa të shtënave të së enjtes dhe ushtria dërgoi forca shtesë në zonë. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, Wafa, së paku tre burra nga fshati Burqa janë arrestuar gjatë bastisjeve të kryera natën.

Go to TOP