Araujo largohet nga Barcelona dhe i bashkohet Bournemouth

Julian Araujo është larguar nga Barcelona dhe i është bashkuar skuadrës angleze, Bournemouth.

Araujo ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier League dhe vlera e transferimit të tij kap shifrën prej 8.5 milionë funte. 

Araujo, i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje për Barcelonën, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Las Palmas dhe është përforcimi i pestë i Bournemouth që nga fundi i sezonit të kaluar.

“Julian është një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe jemi të kënaqur që e sjellim atë te AFC Bournemouth”, ka thënë drejtori ekzekutiv Neill Blake. “Ai është një lojtar i ri me potencial të lartë dhe jemi të kënaqur që kemi fituar konkurrencën për nënshkrimin e tij”.

Go to TOP