Anketa: Mësuesit në Shqipëri nuk përdorin teknologjinë, 65% nuk kanë qasje

Në shkollat e Shqipërisë, lëndët që kanë të bëjnë me teknologjinë, kanë mangësi në këtë fushë.

Sipas një ankete të bërë në 43 shkolla të vendit, është vënë re se nga 785 mësues të përfshirë në këtë anketë, 20% prej tyre nuk kanë përdorur asnjëherë teknologjinë digjitale.Ndërkohë, pjesa tjetër 44% thonë se janë pjesë e rrjeteve sociale, duke sjellë dhe një përmirësim në cilësinë e mësimdhënies.

Në të njëjtin nivel përqindjeje janë edhe mësuesit që përdorin internetin gjerësisht dhe me kompetencë, dhe akoma më e lartë është përqindja e mësuesve (57%) që janë të gatshëm të provojnë aplikacione, programe dhe burime të reja. Por 65% pranuan se nuk përdorin teknologjinë edhe pse kurrikula mësimore lejon integrimin e teknologjisë në procesin mësimor.

Mësuesit e TIK, janë ata që hasin vështirësi, pasi në shumicën e rasteve në shkollat ku japin mësim, ose nuk kanë kompjuterë, ose nuk kanë internet.

Ekspertet e arsimit shpeshherë kanë bërë thirrje që mësuesit të bëhen pjesë e trajnimeve, sidomos në fushën e teknologjisë.

Go to TOP