“Dinte anglisht, adhuronte U2 dhe dukej si perëndimor”, si u bë Kurti pjesë e lëvizjes studentore

Albin Kurti, pjesë e Lëvizjes Studentore të 97-ës, nuk kishte qenë në strukturat e Unionit të Pavarur të Studentëve. Udhëheqja e këtij unioni në krye me Bujar Dugollin, nuk dinin gjuhën angleze prandaj u pa e nevojshme ta kenë dikë në grup që dinte gjuhë të huaja por edhe që dukej si perëndimor.

Muhamet Mavraj, kryetar i Parlamentit Studentor, në dokumentarin “Fundi i Heshtjes”, ka treguar se si u vendos që ta ftojnë Kurtin për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Studentore e cila po organizonte protestën e 1 Tetorit.

“Na duhej dikush që dinte anglisht, na duhej dikush që dukej si perëndimor, ky i kishte të dyjat; duket si perëndimor, kishte flokët e gjata, ishte ithtar i grupit U2 dhe fliste anglisht”, ka thënë Mavraj.

Edhe Driton Lajçi, nënkryetar i Unionit ka treguar se Albin Kurti u është bashkangjitur me vonë Lëvizjes studentore.

“Albini na është bashkëngjitë më vonë në ato tryezat tona me organizatat rinore dhe aty e tutje na është bashkëngjitë në të gjitha aktivitetet që kemi pasur”, ka thënë Lajci në dokumentarin Fundi i Heshtjes, që i kushtohet organizimit studentor për protestat e 1 Tetorit.

Pjesën ku Lajci e Mavraj flasin për Kurtin mund ta gjeni nga minuta e 6-të të dokumentarit “Fundi i Heshtjes”.

VIDEO

Go to TOP