Anglia siguron kualifikimin në Kupën e Botës 2026, Italia barazhin

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në Kupën e Botës 2026 pas një fitore të thellë 5:0 ndaj Letonisë të martën mbrëma në ndeshjen e zhvilluar në Riga.

“Tre luanët” kanë dominuar plotësisht ndeshjen dhe kanë shënuar pesë gola, duke vazhduar serinë me gjashtë fitore në po aq ndeshje, me një golaverazh mbresëlënës 18:0.

Anglia e kryeson Grupin me tetëmbëdhjetë pikë, duke u bërë ekipi i parë evropian që siguron vendin në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Anthony Gordon e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e njëzet e gjashtë, ndërsa kapiteni Harry Kane ka realizuar dy gola para pushimit: të parin në minutën e dyzet e katërt dhe të dytin nga penalltia në minutën e tretë shtesë, për epërsinë 3:0.

Në pjesën e dytë, autogoli i Maksims Tonishevs (58’) dhe goli i Eberechi Eze (86’) e kanë vulosur rezultatin përfundimtar 5:0.

Ndërkohë, gara për vendin e dytë në grup mbetet e hapur mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Në ndeshje të tjera të mbrëmjes, Portugalia ka barazuar 2:2 me Hungarinë në Grupin F. Pavarësisht dy golave të Cristiano Ronaldo, hungarezët kanë marrë një pikë të vlefshme falë golit të Dominik Szoboszlai në minutën e nëntëdhjetë e një. 

Portugalia kryeson grupin me dhjetë pikë, e ndjekur nga Hungaria me pesë, Irlanda me katër, ndërsa Armenia mban vendin e fundit me tri pikë.

Në anën tjetër, Italia ka siguruar barazhin për Kupën e Botës pas fitores 3:0 ndaj Izraelit, falë dy golave të Mateo Retegui dhe një të Gianluca Mancinit.

Me këtë fitore, “Azzurrët” mbeten të dytët në grup me pesëmbëdhjetë pikë, tri më pak se Norvegjia kryesuese (18). Izraeli renditet i treti me nëntë pikë, Estonia e katërta me katër, ndërsa Moldavia e fundit me vetëm një pikë.

NDESHJET:

No description available.

Go to TOP