Anglia mposht Finlandën, paqe mes Holandës e Gjermanisë
Holanda e Gjermania janë “pajtuar” me nga një pikë, kurse Anglia triumfoi ndaj Finlandës.
Sfida më interesant në natën e të martës ishte dueli mes Holandës e Gjermanisë, që përfundoi me rezultat 2:2.
Sfida ishte shumë e hapur nga minuta, me shumë raste nga dy skuadrat mirëpo që nuk kishte ndonjë fitues.
Reijnders (2’) dhe Dumfries (51’) realizuan për Holandën, derisa Gjermania u kundërpërgjigj me Undav (38’) dhe Joshua Kimmich (45+3’).
Holanda dhe Gjermani tani kanë nga katër pikë në grupin e tyre.
Ndërkohë, Anglia ka regjistruar fitoren e dytë – këtë herë ndaj Finlandës me rezultat komod 2:0.
Harry Kane ishte golashënuesi në të dy rastet (57’, 76’), për t’ia fituar Anglisë pikët e plota.
“Tre Luanët” tani kanë gjashtë pikë në grupin 2 të Ligës B së Ligës të Kombeve, aq sa ka edhe Greqia, me të cilën do të përballen në muajin tetor.