Arlind Ajeti zyrtarisht transferohet te Bodrumspor

Edhe zyrtarisht mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti është transferuar tek klubi turk, Bodrumspor.

Reprezentuesi i Shqipërisë i bashkohet skuadrës turke nga Cluji.

Klubi turk që militon në elitën e futbollit të Tuqrisë përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e Ajetit.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje 3-vjeçare me mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili sezonin e kaluar luajti për CFR Cluj. Mirë se erdhe në familjen tonë Arlind!”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.

Ajeti tek klubi turk do të gjejë edhe sulmuesin shqiptar Taulant Seferin.

Go to TOP