Ancelotti për fitoren ndaj Valladolidit: Ishte e lehtë

Real Madridi tani është katër pikë përpara në krye të La Ligës pas fitores 3-0 kundër Real Valladolid të shtunën mbrëma.

Tashmë, “Los Blancos” kanë fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke u dukur përsëri si skuadra më e mirë në Spanjë.

Për Carlo Ancelotti-n, ishte një rezultat dhe një paraqitje shumë e kënaqshme, dhe ai u impresionua nga profesionalizmi që treguan lojtarët e tij.

Sipas Diario AS, ai gjithashtu foli për garën e titullit në La Liga, e cila po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese për shkak të epërsisë në rritje të Real Madridit.

“Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të fitojmë. Natyrisht, kemi më shumë cilësi, por duhet të luftojmë për të gjitha ndeshjet, të konkurrojmë për to, të luftojmë për to… Sepse të gjithë rivalët duan të na mposhtin. Mendoj se pas ndeshjes çdo gjë duket e lehtë, por kurrë nuk është kështu përpara saj. Ekipi e interpretoi ndeshjen mirë, i menaxhoi situatat siç duhet dhe pa ngut në pjesën e parë, duke ditur se pasi të hapnim rezultatin, çdo gjë do të bëhej më pak e komplikuar.

“Është e vërtetë që kemi bërë mirë në La Liga kohët e fundit, kemi krijuar një avantazh të mirë, por është ende herët për të menduar se gjithçka ka mbaruar. Kemi një diferencë të vogël dhe shpresojmë ta ‘përdorim’ atë në ndeshjet e ardhshme.”

Go to TOP