Ancelotti mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë pas rekordit të ri te Real Madridi

Real Madridi shtoi një tjetër trofe në kabinetin e tyre tashmë të pasur, pasi të mërkurën mbrëma siguroi Superkupën e Evropës me një fitore 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt.

Asnjëherë larg sukseseve të Real Madridit, Karim Benzema ishte njëri nga lojtarët kryesor dhe më meritor në fitoren e Los Blancos.

Një gol i pjesës së dytë e siguroi fitoren e ekipit dhe gjithashtu nënkuptonte një rekord të ri për Benzemën, i cili kaloi legjendën Raul Gonzalez me 324 gola dhe francezi është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Real Madridit.

Menaxheri Carlo Ancelotti u pyet për sulmuesin e tij pas ndeshjes, me ndërsa nuk hezitoi ta lavdëroj dhe e mbështeti për të fituar Topin e Artë 2022.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider i ekipit, ne jemi këtu për meritën tonë dhe për të, ai ka shënuar shumë gola”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Mundo Deportivo.

“Ai e përfundoi mirë sezonin dhe e ka nisur mirë dhe askush nuk ka dyshim se ai duhet të jetë fituesi i Topit të Artë”.

“Mendoj se askush nuk e dyshon, por në futboll gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Benzema natyrisht mbetet çelësi i shpresave të Real Madridit për sukses edhe në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht formës së tij të shkëlqyer, në moshën 34-vjeçare shumë njerëz ende po pyesin nëse Los Blancos kanë thellësi të mjaftueshme për të larguar francezin ose për të mbuluar në rast të një dëmtimi. 

Go to TOP