Analisti serb: Vuçiq do të luajë lojën e tij, por nuk do të dalë kundër NATO-s dhe BE-së
Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, nuk do të jetë në gjendje të dalë kundër NATO-s dhe BE-së, sipas analistit serb Dushan Janjiq, pasi u pyet nëse Serbia mund ta njohë Kosovën si shtet, sepse ai nuk mund të dalë kundër të gjithave.
“Ai është president, është politikan, do të luajë lojën e tij, por ai nuk është i çmendur. Ai nuk nuk do të shkojë kundër botës, nuk do të shkojë kundër NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësi për Serbinë”. – ka thënë ai.
“Më e rëndësishmja është të harmonizosh qëndrimet e të dyja palëve, për një integrim evropian dhe euroatlantik. – ka thënë analisti serb.
