Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Ana Brnabiq: Vuçiq paralajmëroi se një konflikt i armatosur në veri të Kosovës është i sigurt

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha sonte se presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se është e mundur dhe e sigurt që një konflikt si ai i sotëm në Banjskë, mund të ndodhë në Kosovë .

Në një paraqitje të ftuar në Pink Tv, tansmeton kosova.info, ajo tha se fajtori i vetëm për konfliktin është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe se kjo është ëndrra e jetës së tij.

“Ne si shtet do të mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për serbët në Kosovë. Situata në të cilën na ka sjellë Albin Kurti dhe heshtja e ndërkombëtarëve është katastrofike. “A ka Kurti carte blanche për të vrarë njerëz në Kosovë si të dojë”, tha Brnabiq, transmeton kosova.info

Bërnabiq shtoi se nuk e di nëse është e mençur dhe në interes të shtetit të komentohet dhe të flitet për ngjarjet në veri të Kosovës.

Brnabiq po ashtu ka vlerësuar se gjaku i policit shqiptar që humbi jetën në konfliktin në Kosovë është në duart e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se ai nuk do të vdiste nëse nuk do të ishin politikat e tij.

Ajo po ashtu tha se një pjesë e madhe e përgjegjësisë i takon komunitetit ndërkombëtar.

“Për Kurtin nuk ka rëndësi as jeta e shqiptarëve. Diçka e tillë mund të kishte ndodhur çdo ditë, në çdo kohë. “Askush nga ne nga këtu nuk mund ta imagjinojë se si është për serbët në veri të Kosovës, ata vuajnë nga poshtërimi dhe terrori sistematik i vazhdueshëm”, tha Brnabić në Pink TV, transmeton kosova.info.

Go to TOP