Amerika e ringjall gjithmonë Sali Berishën!

Diku dhe dikur kam lexuar se kur Presidenti Rugova ne takim me Presidentin Clinton kishte kerkuar me kujdes rehabilitimin e figures se Sali Berishes, pas ngjarjeve te vitit ‘97, pergjigja qe kishte marre nga Preisdenti Clinton ishte se uji nuk rridhte dy here nga i njejti burim. Edhe ne ate kohe lexuam e degjuam se pas renies se pushtetit te Berishes qendronin SHBA.

E vertete si shprehi! Por Berisha vertetoi te kunderten! Rishpiku veten dhe arriti te triumfonte perseri! Padyshim qe nje “merite” te madhe ne rishpikjen e tij ne ate kohe kishin dhe SHBA.

E njejta situate po shfaqet dhe keto kohe. Por, disi me ndryshe. SHBA, pa dashje, keto kohe i ka bere Doktorit nje “nder” qe nuk do te donte t’ia bente. E ka rivitalizuar duke rizbuluar karshi njerezve energjine qe ky njeri posedon dhe qe militantet dhe mbeshtetesit e PD ia vleresojne me se paku. Qe mesa duket mosha nuk ia ka zbehur. Them mosha si nje pengese teorike, sepse per karakterin dhe integritetin e tij nuk besoj se ka dyshime, madje te njohura dhe nga kundershtaret e tij me te ashper. Fakt eshte se fjala plaku eshte zhdukur nga fjalori qe shpesh e degjonim jo me larg se pak kohe me pare nga kundershtaret e tij me te eger politike.

SHBA po ashtu i ka bere nder qe nuk do te donte t’ia bente duke ngritur ndaj Berishes ne kete moment akuza politike qe lidhen me korrupsionin. Plot tete vite pasi ka lene detyren dhe po ashtu plot tete vite te mbushura me skandale korrupsioni dhe akuza per favorizim te krimit te organizuar. Ne nje kohe qe njerezit ballafaqohen cdo dite, e prekin vete se ne cilen shkalle ka arritur korrupsioni ne kete vend. E po keshtu jo me larg se para pak ditesh vete SHBA ne raportin vjetor paraqiste nje situate te zymte mbi korrupsionin ne Shqiperi. E per me teper akoma qe eshte dhe thelbi i reagimit te tij, i ka dhene ne dore nje kauze shume te forte. Ate te mbrojtjes se lirise dhe dinjitetit njerezor. Nje parim universal i rrenjosur ne konventa nderkombetare dhe i reflektuar gjeresisht ne programe politike kryesisht te partive te djathta.

Vete Ambasorja Kim mendoj se ka bere nje gabim taktik. Sepse foli me gjuhe te drunjte, jo si diplomate, duke iu drejtuar te gjithe demokrateve nga poshte shtepise se tyre. Dhe shqiptaret e po keshtu demokratet shtepine e kane te shenjte. Nuk ishte e nevojshme, as e logjikshme forma e zgjedhur e komunikimit. Nuk e di te them te drejten nese Almbasadorja ne kete rast eshte nxitur vetem nga pritja entuziaste qe demokratet i rezervuan Berishes ne Keshillin e fundit Kombetar. Po nuk e besoj!

Me prononcimin e djeshem Ambasadorja Kim e detyroi Berishen ne reagimin e tij te fliste ne emer te demokrateve. Si Kryetar de facto. Sepse moralisht e ka kete te drejte. E ka fituar me merite shume vite me pare!

Berisha vete del i fituar nga kjo histori. Padiskutim! Sepse perballe ka fuqine me te madhe ne bote qe nga ana e saj deri tani ka zgjedhur ta sulmoje politikisht. Pa dhene sqarime dhe pa bere transparence. E ka ridimensionuar ne syte e opinionit publik dhe e ka detyruar te rikthehet ashtu sic ai di te beje. Dhe faktet e provat per kete nuk mungojne.

Berisha po ashtu ka zgjedhur ta beje distancimin e tij nga PD. Duke iu drejtuar gjykates!

Ndaj duket e pavend t’i kerkosh sot Doktorit te largohet dhe nga parlamenti. Sepse keshtu do te fitoje PD.

PD dhe L. Basha konkretisht duhet te bejne luften e tyre. Gjithmone nese kane vullnet per ta bere ate. Se pari duke bere transparence se perse PD pergjate ketyre tete viteve shpesh eshte gjendur ne cep te ringut nga faktori nderkombetar. Se dyti, perse zgjodhi rrugen e bojkotit te institucioneve dhe kush e ktheu nga ajo rruge. Se treti, PD nuk ka nevoje te shtroje per diskutim cfare do beje me Berishen. Por cfare do beje me SHBA per te sqaruar pozicionet e paleve dhe rindertuar nje marrdhenie te re te shendetshme. Dhe kjo fillon me nje reagim me se paku ndaj menyres qe Ambasadorja Kim zgjodhi te fliste ne deren e shtepise te PD. Murit me koke nuk i bihet dhe per kete asnje nuk ka kundershtim. Po pragut po! Te degjoje dera!

Go to TOP