Ambasadorja Kim ‘paralajmëron’ kundërshtarët e reformës në drejtësi
Ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi të gjithë ata që pengojnë reformën në drejtësi përmes kërcënimeve dhe shantazheve, duke i kujtuar ‘se veprimet e tyre nuk janë të fshehura’.
Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja amerikane nënvijëzon rëndësinë që ka për ShBA-në lufta kundër korrupsionit dhe rithekson mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
“Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vetingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni”, shkroi ambasadorja në Twitter.
“Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të japë shumë & më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementet thelbësorë, përfshirë vetingun. Ata që përfshihen në kërcënime, frikësime, shpifje, nxitje për korrupsion, duhet të ndalen… (1/3) https://t.co/69iHoAuWsg
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 15, 2022
