Ambasadori amerikan viziton Manastirin e Graçanicës, takon peshkopin Teodosije

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar këtë të enjte Manastirin e Graçanicës, ku është takuar me peshkopin serb, Teodosije.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar se mbi sigurinë që duhet të ketë çdo qytetar në Kosovë për të adhuruar pa u diskriminuar.

“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitoj Manastirin e Graçanicës sot. Vazhduam diskutimin për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar ambasadori amerikan.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike”, ka shtuar ai. 

Go to TOP