Eksportet e mallrave u rritën me 23 për qind në korrik në Shqipëri, ngadalësohet ritmi

Eksportet kanë vijuar me rritjen dyshifrore në vlerë edhe në muajin korrik, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm, duke treguar presionin e çmimeve të larta që vjen nga tregjet ndërkombëtare.

Në korrik, eksportet e mallrave arritën vlerën 39 miliardë lekë, duke u rritur me 23 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 14.3 për qind, në krahasim me qershorin e këtij viti, sipas raportit të insituti të statistikave INSTAT.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 82 miliardë lekë, duke u rritur me 14.1 për qind, në krahasim me një vit më parë dhe me 0.6 për qind, në krahasim me qershorin e 2022-shit.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 42 miliardë lekë, duke u rritur me 6.9 për qind, krahasuar me korrikun e 2021-shit dhe me 20.3 për qind, në krahasim me qershorin e 2022-shit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, këtë shtatë-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 40.1 për qind, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 528 miliardë lekë, duke u rritur me 23.9 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 235 miliardë lekë, duke u rritur me 8/3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Go to TOP