Ambasadori amerikan falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Col Rose, i cili sot përfundoi detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier i ka uruar suksese në pension atij dhe ka shprehur falënderime të sinqerta për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak.

“Falënderime të sinqerta për Col Rose për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak të përkushtuar në Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht për dy vitet e fundit gjatë të cilave ai shërbeu në Ambasadën amerikane në Prishtinë si atashe mbrojtës”.

“Faleminderit për të gjitha kontributet e tij në misionin tonë dhe i urojmë suksese në pension”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe, në shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt një ceremoni lamtumirëse.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), KFOR-i, si dhe të ftuar të tjerë. 

Go to TOP