Ambasada gjermane dhe franceze kundër aksionit në veri
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë së Kosovës, shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit kundër aksionit të Policisë së Kosovës në veri për mbylljen e strukturave paralele serbe.
Ambasadori Rohde në një postimin në platformën “X”, ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Po ashtu ai ka shkruar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadori francez, Olivier Guerot.
Ai ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komuniteti serb, nuk është i mirëpritur”.
“Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar ai në Twitter.