Ambasada e ShBA-ve në Kosovë kremton Ditën e Punës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shënuar `Ditën e Punës`, e cila vjen si manifestim i të arriturave ekonomike dhe sociale të punonjësve amerikanë.

Përderisa shumë vende të botës e kanë 1 majin si ditë të punëtorëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë kontributin e punëtorëve në të hënën e parë të muajit shtator.

“Sot, ShBA shënon Ditën e Punës, një festë vjetore e arritjeve sociale dhe ekonomike të punëtorëve amerikanë. Dita e Punës i ka rrënjët në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur aktivistët e punës kërkuan një festë federale për të njohur kontributet e shumta që punëtorët kanë dhënë për forcën, prosperitetin dhe mirëqenien e Amerikës”, kanë shkruar Ambasada në faqen e tyre në facebook.

Në videon e shpërndarë nga kjo Ambasadë, thuhet se festimi i Ditës së Punës në traditën amerikane do të thotë të çmosh angazhimin dhe kontributin e punëtorëve. /Kosova.info/

Go to TOP